

Fushë-Krujë, 5 janar 2026
Një grabitje me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në Fushë-Krujë, ku një person ka marrë me kërcënim armësh xhiron ditore të një pike karburanti dhe është larguar duke humbur gjurmët.
Sipas burimeve paraprake, autori ka udhëtuar fillimisht me taksi nga Tirana drejt Fushë-Krujës. Gjatë rrugës, në afërsi të Tapizës, ai ka kërcënuar taksistin me armë, duke marrë vetë drejtimin e mjetit. Taksisti është braktisur në një zonë të largët, ndërsa autori i ka marrë paratë dhe telefonin celular.
Më pas, i dyshuari është drejtuar drejt një pike karburanti në afërsi të Milotit, ku nën kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore. Pas grabitjes, mjeti i marrë është lënë pranë një xhamie në Fushë-Krujë, ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur.
Policia bën me dije se autori është identifikuar dhe dyshohet se ka kryer të paktën dy grabitje brenda pak orësh. Forcat e rendit vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






