Transmetuar më 05-01-2026, 18:44

TIRANË – Ka nisur foltorja e 6-të e opozitës, e zhvilluar në sheshin përpara Kryeministrisë. Protestës së organizuar nga Partia Demokratike i është bashkuar edhe lideri i opozitës, Sali Berisha.

Mbështetës të PD-së janë mbledhur në shesh për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj qeverisë, ndërsa protesta po zhvillohet nën masa sigurie nga Policia e Shtetit.

Sipas organizatorëve, qëllimi i këtyre protestave është kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti, si dhe denoncimi i asaj që opozita e cilëson si keqqeverisje dhe abuzim me pushtetin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit