

Zëvendëskryeministri kinez He Lifeng tha të hënën se Kina dhe Koreja e Jugut duhet të forcojnë lidhjet ekonomike dhe të krijojnë perspektiva të reja për bashkëpunim me përfitime të ndërsjella.
Deklaratat e Zv.kryeministrit u bënë gjatë pjesëmarrjes bashkë me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, në Forumin e Biznesit mes dy vendeve, të mbajtur në Pekin.
Zv.kryeministri u shpreh se nën drejtimin strategjik të konsensusit të rëndësishëm të arritur nga krerët e dy vendeve, dy shtetet duhet të promovojnë në mënyrë aktive përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, duke hapur vazhdimisht horizonte të reja për bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella.
Vendi ynë do të vazhdojë me vendosmëri zgjerimin e hapjes së nivelit të lartë dhe mirëpret ndërmarrjet nga të gjitha vendet, përfshirë ato nga Koreja e Jugut, të investojnë dhe të zhvillojnë biznes tek ne, duke ndarë mundësitë e zhvillimit të vendit, tha Zv.kryeministri.
Në të njëjtën linjë, presidenti Lee Jae Myung tha se vitet e fundit bashkëpunimi dy vendeve është thelluar në fusha të ndryshme. Ai shtoi se Koreja e Jugut është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me dobi të ndërsjellë dhe të sjellë më shumë përfitime për popujt e të dy vendeve.
Forumi u organizua bashkërisht nga Këshilli për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare i Kinës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Koresë së Jugut. Rreth 400 përfaqësues nga qeveritë dhe qarqet e biznesit të të dy vendeve morën pjesë në këtë forum.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






