Transmetuar më 05-01-2026, 16:34

ITALI – Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap duke trafikuar një sasi të madhe lëndësh narkotike, me vlerë tregu mbi 5 milionë euro.

Sipas mediave italiane, shqiptari u ndalua pas një ndjekjeje nga efektivët e policisë, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën mbi 100 kilogramë drogë, përfshirë hashash, kokainë dhe heroinë, si dhe një sasi e konsiderueshme agjentësh prerës, të dyshuar për përpunimin e lëndëve narkotike.

Operacioni u krye nga Skuadra Fluturuese e Shtabit të Policisë së Teramos, e cila pas bastisjes arrestoi të dyshuarin, duke e akuzuar për posedim të narkotikëve me qëllim shpërndarjen.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se detajet e plota të operacionit nuk janë bërë ende publike, pasi hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Foto e sekuestrove, publikuar nga policia italianr

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit