

Një konflikt familjar ka përfunduar në dhunë fizike në qytetin e Lushnjës, duke çuar në nisjen e procedimit penal për dy bashkëshortë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasve E. S., 42 vjeç, dhe M. S., 38 vjeçe, bashkëshortë.
Nga hetimet paraprake rezulton se 38-vjeçarja ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, ndërsa më pas 42-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Policia bën me dije se po vijojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






