Transmetuar më 05-01-2026, 14:12

Gjyshi i 12-vjeçares së përdhunuar nga i moshuari në Pogradec, ka dhënë një intervistë në televizion. Ai ka këmbëngulur duke kërkuar zgjidhje nga drejtësia për rastin e mbesës së tij.

“Duam që t’i siguroj vajzës një vend të sigurt që të mos të ngelet aq e traumatizuar, sepse është shumë e traumatizuar”, tha gjyshi i saj ndër lot.

Gjithashtu ai ka shprehur shqetësim për faktet sipas tij të përdhunimit duke thënë se vajza e djalit të tij është lidhur nga i moshuari dhe është abuzuar në mënyrë të dhunshme duke i mbyllur gojën.

Përveç kësaj, mbesa e tij e vogël nuk pranon të shkojë në shkollë sepse nuk ka motrën e madhe. Fjalët e gjyshit kanë prekur studion e emisionit “Shqipëria Live” ku të ftuarit kanë shprehur emocionet etyre në lot.

“Epo, ai ta lidhi vajzën me litar dhe t’i mbylli gojën. Çfarë, ku u pa kjo? Djali im ka dy vajza dhe ka edhe një tjetër 8 vjeçe që nis shkollën sërish. E vogla nuk do të shkojë në shkollë, sepse nuk ka të madhen. Do më ngelet vajza pa shkollë. Shteti, po të ketë mundësi, sepse këtu nuk vijnë as fëmijët, as djali, sepse ai do të rrijë pas fëmijëve. Shtetit i lutem të bëjë diçka. Kaq kisha, s’kam më për të folur. Ju faleminderit, erdhët dhe morët mesazhin tonë. S’kemi gjësend, as me mbesat me fëmijët, vetëm me këtë kërkojmë nga drejtesia. Mos të shohin interesin apo diçka tjetër. Për ne, kjo është e rëndësishme dhe kërkojmë që të mos lehtësohet", tregoi ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit