Transmetuar më 05-01-2026, 13:22

Tiranë, 5 Janar 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk do të diskutojë asnjë emër për kryeministër teknik pa u arritur më parë një marrëveshje politike për krijimin e një qeverie teknike.

Duke folur për mediat, Berisha theksoi se Partia Demokratike mbetet e vendosur në kërkesën e saj për një qeveri teknike, e cila sipas tij është e domosdoshme për garantimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe të ndershëm.

“Partia Demokratike insiston dhe do të insistojë për një qeveri teknike për përgatitjen e një procesi të drejtë zgjedhor. Partia Demokratike nuk avancon as edhe një emër pa u arritur marrëveshja për qeverinë teknike. Pasi të arrihet marrëveshja për qeverinë teknike, pa diskutim PD do të avancojë ose do të paraqesë propozimet e veta krahas forcave të tjera politike”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, çdo diskutim për emra konkretë është i parakohshëm dhe i pavlefshëm pa një konsensus paraprak për modelin e qeverisjes që do të garantojë standarde demokratike në zgjedhje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit