

Tiranë- "Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Koha e narko-diktatorëve po perëndon me shpejtësi. Ajo që forcat Delta realizuan në një operacion të përsosur, të paparë ndonjëherë në histori, për mënyrën perfekte të realizimit kundër një narko-diktatori të urryer të popullit të Venezuelës, ka zgjuar popujt në të gjitha vendet e tjera që të ngrenë krye kundër diktatorëve të tyre.
Kam besim se shqiptarët, të cilët e kanë pritur siç keni parë ju, me interesin më të madh arrestimin në dhomën e tij të gjumit të narko-diktatorit të Venezuelës dhe paraqitjen e tij në sallën e gjyqit në Nju Jork, presin me padurim për t’u përballur me diktatorët e tyre dhe narko-diktatorin e tyre në rastin e tyre në Shqipëri, dhe për t’i dhënë atij ndëshkimin dhe vendin që meriton. PD dhe opozita shqiptare është e vendosur të organizojë të gjitha demonstratat, protestat, revoltat në mënyrë që të çlirojë vendin nga ky narko-diktator, i parë dhe i vetëm në Europë," tha Berisha.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






