Transmetuar më 05-01-2026, 12:54

SHKODËR- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka dhënë masën e sigurisë me ‘arrest me burg’ për katër autorët e dyshuar të vrasjes me tritol të 67-vjeçarit, Hysni Ymeri. Gert Bushtati, ka pranuar se është personi që ka vendosur sasinë e eksplozivit me datë në panelin e matësve elektrik, e cila shpërtheu dy ditë më pas duke i marrë jetën 67 vjeçarit. Në fjalën e tij në gjyq, Bushati ka thënë se tre persona të tjerë të arrestuar Edison Hasaj, Gjergj Zefi dhe Ergys Ibrahimi janë personat që e kanë kontaktuar për të vendosur sasinë atë të tritolit.

Gjykata dha masën e sigurisë me ‘arrest me burg’ edhe për Gjergj Zefi, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj, si të dyshuar bashkëpunues në vrasjen e Hysni Ymerit. Ndonëse tre të fundit nuk e kanë pranuar ngjarjen në polici, në gjykatë janë përfaqësuar nga mbrojtja e tyre. Sipas tyre, ata nuk kanë asnjë lidhje me tritolin dhe kanë mohuar se mund të jenë ata porositësit e Gert Bushatit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit