

Një aksident me pasojë humbjen e jetës është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Peqin–Elbasan”, në zonën e Bradasheshit. Një këmbësore ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Sipas Policisë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 59 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Ky shtetas dyshohet se, teksa drejtonte automjetin e tij, ka përplasur shtetasen N. S., 46 vjeçe, këmbësore, e cila për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






