Transmetuar më 05-01-2026, 10:43

Deklarata e Berishës:

"Ja çfarë shkruan Edi Rama për veten e vet. Në gjykatë kishte ndryshuar emrin nga Edi Rama në Endri Kajsiu. Ka marrë emrin e Endri Fugës dhe mbiemrin e Blendi Kajsiut. E lexuat besoj, e kuptuat edhe ju. Tani thotë këtu se: U arrestuar Nikola Maduro dhe ca trushkulur po presin që Delta të zbresë në Surrel për të arrestuar Edi Ramën. Pra, çfarë është kjo? Edi Rama e pranon vetë se është fajtor, por nxjerr si argument të vetëm se Venezuela ka naftë dhe Shqipëria nuk ka naftë. Dhe kartelet në Venezuelë janë më të mëdha se sa kartelet në Shqipëri.

Pra, sipas Endri Kajsiut, emrit të ri të Edi Ramës, ia kishte botuar edhe gazetari i Linda Ramës, ky shpifësi i dënuar për shpifje i Prapaskenës, ky Doçi e ka publikuar këtë, pra sipas Edi Ramës problemi është se Venezuela ka naftë dhe Shqipëria nuk ka naftë, paçka se u thoshte shqiptarëve se Shpiragu noton mbi naftë. Këtë e harron ai. Dhe u thotë se kartelet janë më të vogla në Shqipëri se në Venezuelë, paçcka se kartelet shqiptare kontrollojnë tregun e Europës.

Të gjitha këto dëshmojnë se Edi Rama pranon vetë fajësinë, pranon se është Ramaduro i Europës, pranon se ka vetëm një fat dhe ky është fati i Maduros. Por këtë natyrisht do t’ia japin Deltat apo do ia japë populli shqiptar, unë them se do ia japë populli shqiptar. Megjithatë, për dijeni, McGonigali ishte aty. Po, kishte ardhur, po bënte dëshmi të reja, se është hapur dosja e tij," tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit