Transmetuar më 05-01-2026, 09:52

Ka ndërruar jetë këtë të diel Pandeli Opingari, një nga figurat më të respektuara të sportit vlonjat dhe ish-lojtar i Flamurtarit, pas plagëve të marra në një aksident rrugor dy ditë më parë, teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha në qytetin e Vlorës.

Ngjarja u shënua më 2 janar në rrugën “Demokracia”, ku 96-vjeçari u godit nga një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga një 22-vjeçar me inicialet O.A.

Opingari u dërgua menjëherë në spital dhe mbeti për disa orë nën kujdes intensiv, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit dhe ka nisur procedurat ligjore për aksidentin, i cili ndodhi në momentin që i moshuari po kalonte në këmbë.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Pandeli Opingarit, i njohur nga sportistët dhe miqtë edhe si “profesor Pompi”, ka sjellë dhimbje të madhe në Vlorë.

Ai ka qenë pjesë e Flamurtarit në vitet ’60–’70, mësues i edukimit fizik, trajner dhe një emër i çmuar i komunitetit sportiv e qytetar.

Një jetë e tërë e lidhur me sportin dhe edukimin e brezave të rinj u mbyll tragjikisht për shkak të një aksidenti rrugor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit