Transmetuar më 05-01-2026, 08:27

Policia e Shtetit ka ndërhyrë në orët e vona të mbrëmjes së të dielës për të shpërndarë aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të cilët prej rreth një muaji zhvillonin një protestë të pandërprerë përpara godinës së Kryeministrisë.

Gjatë ndërhyrjes, forcat e policisë kanë larguar me mjete të posaçme disa nga pajisjet dhe mjetet e përdorura nga protestuesit gjatë qëndrimit të tyre.

Në këtë aksion është raportuar se është lënduar edhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka pësuar dëmtime në kokë, të shkaktuara nga një bombol gazi.

Pas incidentit, në vendngjarje është thirrur ambulanca dhe Lapaj është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Protesta e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kishte nisur më 8 dhjetor dhe zhvillohej pa ndërprerje përpara Kryeministrisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit