

Fëmijët që flenë me prindërit për shumë vite janë më të sigurt dhe më të aftë për të menaxhuar emocionet, thonë studimet e reja të cilat hedhin poshtë teoritë e zbatuara shpesh se fëmija që në vogëli duhet të flejë vetëm.
Studimet e reja psikologjike që noa.al ju citon në fund të këtij artikulli, kishin në fokus bashkë-fjetjen dhe u përqendruan në konkluzionin e arritur se siguria emocionale ka më shumë rëndësi se vendi ku fle fëmija.
Psikologët e kanë studiuar për dekada bashkë-fjetjen e fëmijëve me prindërit dhe përfundimet e tyre sfidojnë bindjet e përhapura se kjo praktikë krijon varësi ose pengon pavarësinë.
Sipas studimeve të publikuara në revista prestigjiozet Child Development dhe Journal of Family Psychology, fëmijët që flenë pranë prindërve të tyre, nënës apo babait, veçanërisht në dekadën e para të jetës, shpesh zhvillojnë modele më të sigurta të lidhjes emocionale, ndjeshmëri më të lartë dhe aftësi më të mira për të kuptuar dhe menaxhuar emocionet.
Ekspertët theksojnë se thelbi nuk është bashkë-fjetja në vetvete, por mënyra se si ajo ndodh. Kur kjo praktikë është e ndjeshme ndaj nevojave të fëmijës, e natyrshme dhe e pranueshme nga konteksti kulturor, ajo mund të kontribuojë pozitivisht në zhvillimin emocional. Në rastet kur bashkë-fjetja nuk është e detyruar, por buron nga kujdesi dëshira dhe reagimi i prindit, ajo shoqërohet me ndjenjë sigurie gjatë një faze kritike të zhvillimit të trurit.
Studimet tregojnë se lidhja e sigurt në fëmijëri lidhet drejtpërdrejt me përfitime afatgjata, si rregullim më të mirë emocional, marrëdhënie më të thella në moshë të rritur dhe nivele më të ulëta ankthi. Këto gjetje mbështeten edhe nga Teoria e Lidhjes e psikologut John Bowlby, e bazuar në kërkime afatgjata.
Ekspertët nënvizojnë se nuk ekziston një model i vetëm i duhur për prindërimin. Më shumë sesa vendi ku fle fëmija, rëndësi kanë lidhja emocionale, reagimi ndaj nevojave të tij dhe krijimi i një ambienti të sigurt. Në këtë këndvështrim, bashkë-fjetja nuk shihet si problem, por si një zgjedhje që, në rrethana të caktuara, mund të mbështesë zhvillimin e shëndetshëm emocional të fëmijës.
Kështu, psikologët që kanë studiuar bashkë-fjetjen (co-sleeping) për dekada, pohojnë se përfundimet janë shumë më të ndryshme sesa mendohet zakonisht.
Në Child Development dhe Journal of Family Psychology ku u publikuan studimet e reja, evidentohet se fëmijët që kanë fjetur pranë prindërve zhvillojnë rregullim emocional më të mirë dhe modele të sigurta lidhjeje në jetën e mëvonshme.
Nuk bëhet fjalë për varësi, thekson studimi. Bëhet fjalë për ndjenjën e sigurisë gjatë zhvillimit të hershëm të trurit.
Lidhja e sigurt në fëmijëri lidhet fort me:
• rregullim më të mirë emocional
• marrëdhënie më të thella dhe të shëndetshme
• nivele më të ulëta ankthi në moshë të rritur
Referenca studimore:
• Keller & Goldberg, Child Development
• McKenna et al., Journal of Family Psychology
• Teoria e Lidhjes e Bowlby-t (studime longitudinale)
Prindërimi nuk është një model unik për të gjithë.
Lidhja emocionale, reagimi ndaj nevojave dhe ndjenja e sigurisë kanë më shumë rëndësi sesa vendi ku fle fëmija.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






