

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, në rrugën paralele me Portin, ku një automjet ka përplasur një kalimtar që po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 60-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të urgjencës, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia detajoi se sonte rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Rifat Murra, 68 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçari ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





