

Tiranë- Përmes një postimi në facebook, deputeti demokrat Gazment Bardhi lajmëron se nesër në ora 18:00 rikthehet Foltorja e PD-së në sheshin përpara kryeministrisë. Si çdo të hënë tashmë, demokratët pritet të mblidhen para kryeministrisë ku do mbajnë fjalime dhe do kërkojnë largimin e qeverisë Rama.
“Vendos qytetari, jo pushteti! E hënë, datë 5 Janar, ora 18:00, përballë Kryeministrisë”, shkruan Bardhi.
Kujtojmë se protesta e fundit ishte ajo e 22 dhjetorit, e cila u shoqërua dhe me incidente në fund.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






