

Për të tretën ditë radhazi, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd–Elbasan–Tuneli i Krrabës–Tiranë vijon të jetë tejet i mbingarkuar, duke sjellë kaos dhe vonesa të shumta për mijëra drejtues mjetesh. Situata problematike po përsëritet edhe këtë fundjavë, ndërsa fluksi i lartë i automjeteve në të dy kahet e rrugës e ka bërë thuajse të pamundur normalizimin e trafikut.
Burime nga terreni bëjnë me dije se, pavarësisht pranisë së shtuar të forcave të Policisë Rrugore, disiplinimi i qarkullimit mbetet i vështirë për shkak të numrit të madh të automjeteve dhe kushteve të amortizuara të infrastrukturës në disa segmente ku janë kryer punime për zgjerimin e saj, pjesë e Koridorit Tetë. Në disa segmente kyçe, trafiku ecën me ndalesa të shpeshta, duke krijuar radhë të gjata dhe nervozizëm tek drejtuesit e mjeteve.
“Turp, turp”, sërish përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë, një qytetar rrëzohet në tokë Problematikat rëndohen edhe më tej nga gjendja e rëndë e rrugës në zona të caktuara, veçanërisht te Kthesat e Murrashit dhe Kthesat e Dragostunjës, ku segmentet në zgjerim janë me gropa të shumta dhe të rrezikshme për përdoruesit e rrugës. Këto dëmtime jo vetëm që ngadalësojnë qarkullimin, por përbëjnë edhe rrezik serioz për sigurinë rrugore.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






