Transmetuar më 04-01-2026, 16:28

TIRANË- Uniformat blu janë angazhuar për të hequr me dhunë çadrat dhe ngrohëset e mbështetësve që ndodhen në Bulevardit para kryeministrisë. Mes pamjeve kaotike dalllohen Lapaj dhe mbështetës të tij tek përplasen me forcat e policisë, duke pretenduar se punonjës civilë të Policisë së Shtetit po filmonin protestuesit me qëllim që t’i shoqëronin pas tubimit.

Adriatik Lapaj zhvilloi sot protestën e radhës para Kryeministrisë, ku po qëndron prej 27 ditësh ditësh dhe netësh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për 12 muaj që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit