

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një reagim ironizues lidhur me heshtjen e kryeministrit Edi Rama për arrestimin e Presidentit, Nicolas Maduro. Me anë të një postimi në Facebook, Lideri i opozitës shkruan se nga sot Podcasti i Edi Ramës “Flasim” pagëzohet me emrin e ri “Heshtim”.
"Miq, nga sot Podcasti i Edi Ramës “Flasim” pagëzohet me emrin e ri “Heshtim”. Gëzuar emrin!" shkruan Berisha në Facebook.
Maduro u arrestua dje nga SHBA dhe ndodhet në një qendër paraburgimi në New York. Ai akuzohet për një sërë akuzash: Komplot për narkoterrorizëm, komplot për importimin e kokainës në SHBA, prodhim, shpërndarje dhe posedim i kokainës me qëllim importimi, përdorim dhe posedim armësh të rënda gjatë krimeve të drogës, komplot për përdorimin e armëve të rënda dhe Konfiskim pasurie. (forfeiture)
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






