Transmetuar më 04-01-2026, 13:53

ITALI – Gjërat do shkojnë keq e më keq për mesfushorin e Kombëtares kuqezi. Nga Torino vijnë njoftime gri në lidhje me të ardhmen e Kristjan Asllani.

Klubi granata po mendon të mbyllë përpara kohe kontratën e huazimit me mesfushorin e Kombëtares shqiptare, i cili deri tani nuk ka bindur aspak stafin teknik të skuadrës edhe pse është aktivizuar në 15 ndeshje, shumë prej të cilave i ka luajtur si titullar.

Asllani ka udhëtuar me skuadrën e tij për në Verona, por prania e tij në këtë ndeshje nuk është e sigurt.

Në orët në vijim priten të reja të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e Kristjan Asllanit, nëse do të ketë ndërprerje të kontratës së huazimit për të, mesfushori kuqezi do të kthehet të Interi që ka në pronësi kartonin e tij pas vetëm 6 muajsh.

Kristjan Asllani, të cilin Bologna kërkoi ta blejë përfundimisht, zgjodhi të kalojë te Torino në formë huazimi për 1.5 milinonë euro me të drejë blerjeje në fund të sezonit për shifrën e 11.5 milionë eurove.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit