

Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e së dielës në fshatin Murras, të Njësisë Administrative Papër, në Elbasan.
Në momentin e rënies së zjarrit, brenda banesës ndodheshin tre anëtarë të familjes, të cilët kanë arritur të dalin në kohë pa pësuar lëndime, sapo flakët janë përhapur.
Familjarët dhe fqinjët kanë tentuar të ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit, por përpjekjet e tyre kanë qenë të pamundura për shkak të intensitetit të flakëve. Shërbimi zjarrfikës është njoftuar menjëherë, por ka pasur vështirësi në afrimin pranë banesës për shkak të terrenit të vështirë.
Megjithatë, zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë dhe të shuajnë flakët. Si pasojë, banesa është shkrumbuar plotësisht së bashku me të gjitha sendet brenda saj, duke lënë anëtarët e familjes pa strehë.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një masë elektrike në një prej pajisjeve elektro-shtëpiake. Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të zjarrit.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






