

Familja po e kërkonte, por policia e Dibrës i dha lajmin e zi për burrin e shtëpisë pasi ak humbi jetën në përpjekje dëshpëruese mbijetese teksa përpiqej të kalonte lumin.
Gjithçka nisi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:00, kur Drejtoria Vendore e Policisë Dibër tha se ishte marrë informacion se shtetasi Xhemal Zhuku, banues në fshatin Fshat, bashkia Klos, kishte humbur kontaktet me familjen e tij.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me familjarët, kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Kërkimet rezultuan pa rezultat të mirë sepse mëngjesin e sotëm, në rrjedhën e lumit Mat, në fshatin Fshat, u gjet trupi i pajetë i shtetasit Xhemal Zhuku, 66 vjeç.
Nga veprimet paraprake të kryera, dyshohet se 66-vjeçari, gjatë tentativës për të kaluar lumin, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






