Transmetuar më 04-01-2026, 10:50

Tiranë – Një shofer autobusi është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është përfshirë në një aksident me pasojë humbjen e jetës së një këmbësori.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Ndriçimi Hidri, 56 vjeç, duke drejtuar autobusin, ka përplasur këmbësorin Zaim Ismaili, 46 vjeç, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit”.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 46-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia bën me dije se drejtuesi i autobusit është arrestuar në flagrancë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Çfarë ndodhi tek ura

Mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Ura e Peshkatarit” burri 46 vjeçar Zaim Ismaili ishte duke ecur kur befasisht është përplasur nga autobusi i linjës që shkon në Krrabë.

Mjeti i transportit të udhëtarëve drejtohej nga Ndriçim Hidri, i cili tashmë është arrestuar.

Vdekja e të ndjerit ishte e pashmangshme sepse plagët që mori ishin fatale për jetën e tij. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit