Transmetuar më 04-01-2026, 09:29

SHBA- Pamje të reja janë publikuar teksa Maduro mbërrinë në Nju Jork, pasi u kap nga forcat amerikane gjatë një operacioni të zhvilluar në bazën e tij ushtarake në Karakas. Siç shihet edhe në pamje, Maduro u shoqërua me pranga në duar drejt selisë së Agjencisë Amerikane kundër Drogës (DEA) në Manhattan, ku u dorëzua zyrtarisht autoriteteve federale.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale e tregojnë liderin venezuelian teksa futet në ambientet e DEA-s i shoqëruar nga dy agjentë. Në video, Maduro shihet i qetë dhe duke buzëqeshur, ndërsa u drejtohet agjentëve që e shoqëronin me përshëndetjen: “Mirëmbrëma, Gëzuar Vitin e Ri”.

Maduro akuzohet për një sërë akuzash: Komplot për narkoterrorizëm, komplot për importimin e kokainës në SHBA, prodhim, shpërndarje dhe posedim i kokainës me qëllim importimi, përdorim dhe posedim armësh të rënda gjatë krimeve të drogës, komplot për përdorimin e armëve të rënda dhe Konfiskim pasurie (forfeiture).

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit