Transmetuar më 04-01-2026, 08:15

SHBA- Presidenti i Venezuelës, Nikola Maduro ka mbërritur në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit në Brooklyn. Kjo qendër është e njohur për mbajtjen e të burgosurve me profil të lartë, përfshirë Ghislaine Maxëell dhe P. Diddy.

Ai mbërriti më herët të shtunën në një bazë ushtarake në SHBA. Më pas u dërgua në zyrat e Agjencisë Amerikane kundër Drogës (DEA) në Nju Jork, ku u padit për akuza që lidhen me drogën dhe armët, përpara se të transferohej në qendrën e paraburgimit në Brooklyn.

Ndërkohë janë publikuar pamje të reja të Nicolas Maduro me pranga në duar. Siç shihet edhe në pamje ai është i rrethuar nga agjentë të Administratës Amerikane kundër Drogës (DEA) dhe Hetimeve të Sigurisë Kombëtare.

Maduro shihet me pranga në duar i veshur me një bluzë sportive ngjyrë blu të çelët, ndërsa shoqërohet nga zyrtarë amerikanë. Pamje të publikuara në platformën X, të cilat ende nuk janë verifikuar, duket se e tregojnë Maduron të ulur në një karrige, i rrethuar nga agjentë.

Në foto ai shihet me pranga në duar, të vendosura përpara, ndërsa në një prej imazheve pozon duke bërë shenjën e “gishtit lart”. Në një tjetër pamje, ai duket duke qëndruar jashtë avionit, pak pas uljes në Nju Jork.

Në të dyja fotografitë, Maduro shihet i veshur me të njëjtën bluzë sportive blu të çelët, pantallona sportive blu të errëta, çorape të bardha dhe sandale sportive. Maduro i ka mohuar më herët akuzat se është drejtues i një karteli droge. Gjithashtu Maduro dhe bashkëshortja e tij pritet të dalin para një gjykatësi në Nju Jork në një datë ende të papërcaktuar.

Ndërsa Maduro dhe gruaja e tij, të cilët kërkoheshin nga Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhattanit për trafik droge, posedim armësh dhe akuza për komplot, Venezuela po zien. Në Karakas, njerëzit janë në rrugë. Ndërsa disa festojnë dhe të tjerë protestojnë arrestimin e Maduros, shumica janë të shqetësuar për të ardhmen. Supermarketet në San Cristobal po mbyllen njëri pas tjetrit dhe radhë të mëdha përshkruhen si njerëz që duan të furnizohen me ushqime dhe sende thelbësore, pasi janë stresuar.

Ndërkohë, meqë Trumpi deklaroi se SHBA-të do ta “drejtojnë” (në kuptimin e marrjes nën kontroll) Venezuelën derisa të ketë një tranzicion të sigurt, ligjor dhe të drejtë të pushtetit, Gjykata Supreme e vendit mbajti një seancë emergjente dhe emëroi nënkryetaren aktuale të vendit, Delcy Rodriguez, në pozicionin e presidentit të rrëzuar.

Presidenti amerikan la të kuptohej se ishte dakord me Rodriguezin, pasi deklaroi se kishte folur me Marco Rubion dhe se ajo ishte e gatshme ta bënte Venezuelën përsëri të madhe, por ajo, në deklaratën e saj, nuk tregoi asgjë të tillë

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit