Transmetuar më 04-01-2026, 07:52

Këtë të diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar.

Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Ndërsa në relievet e larta malore në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, era pritet të arrijë deri në 24m/s.

Deti – Valëzimi forcës 5-6 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit