Transmetuar më 04-01-2026, 01:27

Tre banorë i bashkohen të rinjve te Akuariumi, pjesa tjetër e shtëpisë shkon në televotim

Me tre hyrjet e reja, dinamikat e lojës kanë ndryshuar, kjo për shkak të historisë që disa prej tyre kanë pasur me disa nga banorët aktualë të shtëpisë.

Produksioni vendosi që tre të rinjtë të ishin pjesë e një zone të re të shtëpisë, e quajtur Akuarium.

Të tre ata duhet të zgjidhnin dhe tre banorë të tjerë që t’i bashkoheshin kësaj zone të shtëpisë për të qenë imunë, ndërsa pjesa tjetër shkon automatikisht në nominim.

Greta shpëtoi Kristin, Mateo shpëtoi Brikenën ndërsa Stelina zgjodhi Mirin.

Në atë që quhet Akuariumi, bëjnë pjesë Mateo, Keijsi, Stelina, Greta, Brikena dhe Selin.

Pjesa tjetër e banorëve shkon në nominim, me njërin prej tyre që do të lërë shtëpinë të martën e ardhshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit