

Shkak thyerja e rregullave/ Nominimi i dytë brenda natës, Seno lë shtëpinë e Big Brother VIP
Seno është banori që lë shtëpinë e Big Brother VIP 5 në nominimin e dytë të hapur brenda natës.
Në një nominim të hapur brenda natës së sotme, kjo për shkak të thyerjes së rregullave, Seno ishte ai që u votua nga publiku për të dalë përballë Kristit dhe Keijsit.
Debatet e para nisën mes Kristit dhe Keijsit, pas hyrjes së këtij të fundit në shtëpi, ku u përdor një gjuhë bullizuese dhe lagie me birrë.
Pjesë e përplasjes u bë edhe Seno, i cili, në debat e sipër, zgjodhi të shtynte Kristin, kur ky i fundit po lagte shtretërit e banorëve.
Seno ishte një nga banorët që u fut që në fillim në shtëpi, por rrugëtimi i tij u mbyll këtu.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






