Transmetuar më 03-01-2026, 22:27

Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio në konferencë e përbashkët për shtyp me Presidentin Donald Trump ka deklaruar se Nicolas Maduro nuk është presidenti legjitim i Venezuelës por thjesht dhe vetëm një i arratisur nga drejtësia amerikane.

Rubio theksoi se, Maduro pati shanset që të shmangte të gjithë situatën por i refuzoi shanset dhe sot mori mesazhin.

Rubio u shpreh se mesazhi sot për botën është që të mos bëjnë lojëra me këtë president që është në detyrë pasi nuk do ia dalin mbanë.

“Nicolas Maduro u akuzua në 2020 nga SHBA. Ai nuk është presidenti legjitimi i Venezuelës. Është një i arratisur i drejtësisë amerikane. Ka patur një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për të. Maduro ka patur mundësi për ta shmangur këtë, i janë dhënë shanset por sot mori mesazhin.

Janë shumë ata që duan të bëjnë lojëra duan të konfiskojnë kompanitë amerikane në vendin e tyre, janë persona që duan të luajnë me ne, por kemi një president që nuk bën lojëra.

Kur thotë se do ta trajtojë një problem do ta bëjë. Ky është një president veprimi. Mesazhi për botën është mos bëni lojëra me këtë president që është në detyrë se nuk do t’ia dilni mbanë”, tha Rubio.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit