

FIER- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Petovë pranë FNSH- së, ku një automjet tip "Benz", ka përplasur një çift bashkëshortësh dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë marrë lëndime. Sipas burimeve paraprake, ata janë transportuar me drejt Spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në aksin rrugor "Fier-Libofshë", automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi N. Sh., 55 vjeç, ka përplasur 2 këmbësorë, shtetasit A. M., 62 vjeç, dhe H. M., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






