

VLORA- Policia ka arrestuar një 22-vjeçar banues në Vlorë. Ai u arrestua nga policia, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Demokracia”, ka aksidentuar në vijat e bardha një 96-vjeçar. I moshuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa policia ka shoqëruar të riu drejt ambienteve të komisariatit.
Njoftimi policisë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin O. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar automjetin e markës Audi, ka aksidentuar në vijat e bardha këmbësorin shtetasin P. O., 96 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






