Transmetuar më 03-01-2026, 17:18

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 16:00 në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Mercedes-Benz me targa AA 974 KH dhe një automjet tip Ford (fuoristradë) me targa AB 921 OF

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre persona, mes tyre edhe drejtuesi i njërës prej mjeteve. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në urgjencë. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit