Transmetuar më 03-01-2026, 15:07

VENEZUELË- Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, njoftoi se presidenti në detyrë i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë akuzuar zyrtarisht në Distriktin Jugor të Nju Jorkut. Bondi thekson se Maduro akuzohet për: narco-terrorizëm, importim të kokainës, mbajtje të armëve automatike dhe pajisjeve shkatërruese dhe mbajtjen e këtyre armëve kundër SHBA-së.

“Së shpejti ata do të përballen me gjithë ashpërsinë e drejtësisë amerikane në gjykatat e SHBA-së”, theksoi ajo.

Prokurorja gjithashtu falënderoi ushtrinë amerikane për operacionin e guximshëm dhe të suksesshëm, i cili solli arrestimin e dy të dyshuarve si trafikantë ndërkombëtarë droge, duke e cilësuar një ndërhyrje historike në Venezuelë.

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një sulm të madh në disa vende në Venezuelë, përfshirë bazat ushtarake në vend. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ushtria amerikane ka kapur Presidentin Venezuelian Maduro dhe gruan e tij, Cilia Flores, dhe i ka nxjerrë jashtë vendit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit