

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara nisën një sulm ndaj disa vendeve në Venezuelë, duke bombarduar edhe bazat ushtarake në vend. Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm në shkallë të gjerë ndaj Venezuelës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Trump gjithashtu ka deklaruar se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është kapur dhe është nxjerrë jashtë vendit së bashku me bashkëshorten e tij, Cilia Flores. Ai shtoi se operacioni është kryer në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit dhe se detaje të mëtejshme do të bëhen publike më vonë.
Më tej, Trump njoftoi se një konferencë për shtyp do të mbahet sot në orën 11:00 (ora lokale) në Mar-a-Lago. Deri në këto momente, nuk ka një konfirmim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë, Pentagoni apo autoritetet venezueliane lidhur me pretendimet e bëra nga Donald Trump.
Postimi i Trump:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm të madh kundër Venezuelës dhe liderit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është kapur dhe është fluturuar jashtë vendit. Ky operacion është kryer në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të SHBA-së. Detaje do të jepen më vonë. Sot në orën 11:00 do të mbahet një konferencë për shtyp në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen! President DONALD J. TRUMP.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






