Transmetuar më 03-01-2026, 10:49

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë sërish i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët gjatë mbrëmjes.

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se protesta do të nisë në orë 18:00 deri në orë 21:00 (me orën greke).

Raportohet se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit