

KUKËS- Moti i keq ka ‘mbërthyer’ vendin, duke shkaktuar situata problematike në disa qytete dhe akse rrugore. Mësohet se në disa akse rrugore nacionale në Qarkun Kukës ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh.
Ndërkohë, subjektet kontraktore kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës duke kryer pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, pa penguar qarkullimin. Aktualisht, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme. Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohet asnjë problematikë emergjente.
Sa i përket energjisë elektrike, pjesa më e madhe e Qarkut Kukës furnizohet normalisht, ndërsa pa energji mbeten: Njësitë administrative Surroj, Topojan, Shishtavec, Zapod, Kolsh dhe fshati Shemri (bashkia Kukës); Nj.Adm. Lekbibaj (bashkia Tropojë); Fshatrat Vlahën, Cahan (Nj.Adm. Qendër Krumë) dhe Nj.Adm. Fajza (bashkia Has).
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






