Transmetuar më 03-01-2026, 09:44

ELBASAN- Një 34-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kosovë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Konkretisht i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”. Ndërkohë Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, kreu procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.

“Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin: A. S., 34 vjeç, banues në Cërrik”, thuhet në njoftimin e policisë

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit