Transmetuar më 03-01-2026, 08:06

Karakas- Sirena për sulme ajrore dhe shpërthime u dëgjuan në orët e para të së shtunës në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas. Sipas mediave të huaja u regjistruan 7 shpërthime të forta të cilat zgjatën për 15 minuta.

Sipas raportimeve, një nga objektet e goditura ishte Fort Tiuna, kompleksi kryesor ushtarak i Venezuelës, ku ndodhen ndër të tjera Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake.

Kjo situatë vjen pasi, në ditët e fundit, ushtria e Shteteve të Bashkuara ka shënjestruar anije të dyshuara për kontrabandë droge.

Venezuela tha të premten se ishte e hapur për të negociuar një marrëveshje me Uashingtonin për të luftuar trafikun e drogës.

Presidenti i vendit, Nicolás Maduro, pohoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara duan të detyrojnë një ndryshim qeverie në Venezuelë dhe të fitojnë akses në rezervat e saj të mëdha të naftës përmes një fushate presioni disamujore që filloi me një vendosje masive ushtarake në Detin e Karaibeve në gusht.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit