

Teknologjia është tashmë një pjesë e integruar në përditshmërinë e gjithësecilit e ndërsa trendet janë gjithë kohën në lëvizje. Bilancet apo matjet statistikore të zhvendosjeve të aplikacioneve në grafikë, janë një bilanc për kohën e kaluar përpara ekranit apo sesi po investohet më së shumti sot.
Një analizë e tillë është dhe në Shqipëri duke nxjerrë në vendin e parë aplikacionin “Temu”, si më i shkarkuari i kohëve të fundit nga Google Store dhe App Store. “Temu” ka marrë fronin duke lënë të dytin në renditje gjigandin e teknologjisë artificiale, “Chat GPT”.
“Temu” është një treg online, i cili ofron blerje të lehta me çmime tepër të ulëta. Ky treg është pjesë e kompanisë ndërkombëtare PDD Holdings, e njohur gjerësisht për shitjet online.
Ndërkohë në klasifikimet globale, Chat GPT triumfon me 46 milionë shkarkime, ndjekur nga Instagram e Tik Tok, referuar periudhës deri në Mars 2025.
Ndërkohë në vendin e tretë për Shqipërinë, si aplikacioni më i shkarkuar renditet “Blood Sugar & Diabetes Tracker”, i cili shërben për monitorimin e diabetit.
Teknologjika ofron tashmë aplikacione praktike për persona që vuajnë nga sëmundje kronike, duke u ardhur në ndihmë për monitorimin e parametrave shëndetësorë.
Në vendin e 4-t rendimet aplikacioni “1.1.1.1+ ËARP Safer Internet” ose ndryshe “VPN” (Virtual Private Netëork), që ofron akses më të shpejtë për të lundruar në internet duke enkriptuar të dhënat e përdoruesit dhe duke “mashtruar” mbi vendodhjen e përdorimin e pajisjes në rrjetin kompjuterik. Kujtojmë që shkarkimi i VPN nga kompani të ndryshme në Shqipëri theu rekorde në klasifikime pas mbylljes së aplikacionit të Tik Tok në vend.
Ndërsa vendin e 5-të e mban aplikacioni “Roblox”, një platformë online që shërben për krijimin e lojërave, apo për të përdorur lojëra të krijuara nga persona të tjerë. Kjo platformë është kryesisht e dashur për fëmijët dhe të rinjtë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






