Transmetuar më 02-01-2026, 22:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përfunduar numërimin e votave të votave të kandidatëve për deputetë.

Renditja e emrave më të votuar në katër partitë kryesore nuk ka ndryshuar ndërsa Albin Kurti kryeson listën.

Vetëvendosja: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

PDK: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

LDK: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.

AAK: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.

Në legjislaturën e re që pritet të formohet pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 28 dhjetori, ka kandidatë të cilët kanë siguruar mbështetje shumë të ulët elektorale.

Sipas procesit të numërimit që po zhvillohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe përditësimeve, deri më tani janë numëruar mbi 93 për qind e votave.

Në vijim paraqiten nga pesë kandidatë me numrin më të ulët të votave për secilën prej 4 partive politike sipas ekonomia online:

Lëvizja Vetëvendosje:

Burim Mehmeti

Rea Krasniqi

Shefqet Gjocaj

Kaltrina Gruda

Adelina Veliji

Partia Demokratike e Kosovës:

Antigonea Gashi

Mustafë Gashi

Agron Paçrizi

Izmir Zeqiri

Dafina Broqi

Lidhja Demokratike e Kosovës:

Kimete Kuka Hasallari

Nafie Rusinovci

Sevdije Abazi

Roni Kosman

Gafurr Ibrahimi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:

Bilall Bushi

Bujar Tafili

Bashkim Budakova

Agnesë Mazreku

Vjollca Vokrri

Nerkaq ka vijuar numerimi i votave preferenciale

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit