Transmetuar më 02-01-2026, 22:33

ITALI- Një rrjedhë e re llave është vërejtur në Valle del Bove në malin Etna në orët e fundit, teksa u aktivizua pak ditë para mbylljes së vitit 2025. Siç u njoftua nga Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, aktiviteti filloi pasditen e 1 janarit 2026, kur një hapje në një lartësi prej afërsisht 2,000 deri në 2,100 metra filloi të lëshonte llavë.

Rrjedha lëvizi gradualisht drejt pjesëve të poshtme të luginës, duke arritur afër 1,500 metra lartësi, duke ndjekur shtegun natyror të Valle del Bove, i cili vepron si një “digë” natyrore dhe kufizon përhapjen e fenomenit. Gjithashtu deri më tani, nuk janë raportuar dëme ose probleme në infrastrukturë.

Ndërkoë pamjet që qarkullojnë në mediat sociale, përfshirë pamjet nga Emilio Messina, regjistrojnë përparimin e ngadaltë por të qëndrueshëm të lavës brenda pellgut natyror, pa u larguar përtej kufijve të tij. Po ashtu, Shërbimet kompetente sigurojnë se, për momentin, nuk ka zona të banuara të kërcënuara, ndërsa ekipet shkencore po monitorojnë nga afër zhvillimin e aktivitetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit