Transmetuar më 02-01-2026, 21:25

Një incident me dhunë verbale dhe fizike dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku sikurse raportojnë mediat e Kosovës, janë përfshirë dy emra të njohur të muzikës.

Sipas burimeve që citon Veriu.info, reperi nga Shqipëria Klejdi Dogjani, i njohur me nofkën FINEM, së bashku me disa persona të tjerë, dyshohet se ka sulmuar fizikisht këngëtarin Butrint Imeri.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në afërsi të një hoteli në Prishtinë. Veriu raporton se si pasojë e lëndimeve të marra, Butrint Imeri ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, është kontaktuar, por ka deklaruar se aktualisht nuk disponon informacion mbi rastin pasi ndodhet në pushim, duke shtuar se do të përpiqet të sigurojë detaje.

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka pasur një përgjigje zyrtare nga policia, ndërsa priten sqarime të mëtejshme për rrethanat dhe përgjegjësitë e ngjarjes. As nga personazhet e njohur të muzikës shqiptare nuk ka ndonjë reagim publik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit