

Këtë vit që sapo ka hyrë do të kemi plot ditë pushimi për shkak jo vetëm të festave zyrtare por edhe sepse disa prej tyre bien në ditë zyrtare pushimi javor.
Noa.al ju sjell më poshtë me detaje festat zyrtare 2026 me shpjegim të detajuar për secilën.
01 janar 2026
Festa e Vitit të Ri
02 janar 2026
Festa e Vitit të Ri
Të enjten 1 dhe të premte 2 janar janë pushimi dhe bashkë me fundjavën 3 e 4 Janar janë 4 ditë radhazi pushimi për administratën dhe disa kompani që aplikojnë të njëjtën skemë pushimesh.
Pushimi i parë zyrtar pas ndërrimit të viteve është në mes të marsit.
14 mars 2026
Dita e Verës
Kjo datë bie e shtunë ndaj do të bartet të hënën dhe kështu administrata dhe shkollat private e publike do të kenë 3 ditë pushim radhazi.
20 mars 2026
Dita e Bajramit të Madh
Të premten 20 mars është sërish pushim që siguron 3 ditë radhazi për administratën dhe shkollat.
Por jo vetëm kaq, edhe e hëna 23 mars do të jetë pushim pasi Nevruzi bie të dielën. Në këtë mënyrë do të jetë një 4 ditësh i plotë pushimesh.
22 mars 2026
Dita e Nevruzit
05 prill 2026
E diela e Pashkëve Katolike
Edhe për pashkën katolike kemi 3 ditë pushim radhazi, e shtunë-e diel-e hënë.
12 prill 2026
E diela e Pashkëve Ortodokse
E njëjta gjë do të jetë dhe për pashkët ortodokse duke siguruar 3 ditë pushim radhazi, nga e shtuna deri dhe të hënën.
01 maj 2026
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
Edhe për 1 majin sigurohen tre ditë pushim radhazi pasi bie e premte.
27 maj 2026, e mërkurë
Dita e Kurban Bajramit
Ndërsa 3 muajt e verës janë pa asnjë ditë pushimi zyrtar, ato kthehen në vjeshtë:
05 shtator 2026
Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës
Kjo ditë bie e shtunë ndaj e hëna do të jetë pushim duke siguruar sërish 3 ditë pushimi radhazi.
22 nëntor 2026
Dita e Alfabetit
Kjo ditë bie e diel ndaj e hëna do të jetë pushim duke siguruar 3 ditë radhazi pushim.
28 nëntor 2026
Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
29 nëntor 2026
Dita e Çlirimit
Festat e nëntorit bien të shtunë e të diel ndaj ato barten të hënën dhe të martën duke siguruar katër ditë pushime radhazi.
08 dhjetor 2026, e martë
Dita Kombëtare e Rinisë
25 dhjetor 2026
Krishtlindjet
Festa e krishterë bie e premte ndaj siguron 3 ditë radhazi pushim.
Arsimi parauniversitar, pushimet e 2026
Përveç ditëve të mësipërme që janë pushim njësoj si administrata dhe arsimi universitar, shkollat e sistemit parauniversitar në sektorin publik dhe privat, kanë dhe pushime të tjera.
Kështu janë pushimet e pranverës që nisin të hënën më 30 mars deri të dielën 5 prill 2026.
Ndërkohë në qershor nisin pushimet verore të cilat janë në kohëzgjatjen 13 qershor deri të martën më 8 shtator ose 14 shtator, në varësi të vendimit që do marrë qeveria për nisjen e vitit shkollor 2026-2027.
Ndërsa pushimet e dimrit nisin më 19 dhjetor 2025 e vazhdojnë deri më 5 janar 2027. /noa.al
*Shënim: Datat e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor. Në rast se do të ketë ndryshime, do të viheni në dijeni me një njoftim të dytë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






