

ORIKUM- Një ngjarje e rëndë trondit sot Orikumin, ku 50-vjeçari Llogora Xhebroi dhunoi për vdekje gruan e tij Sose Xhebroi 40-vjeçe dhe më pas vrau veten në garazhin e banesës së tij me armë zjarri. Lidhur me ngjarjen kanë folur edhe fqinjët, duke u shprehur të tronditur nga ngjarja.
Fqinjët janë shprehur për mediat, se çifti ishin njerëz të mirë, punëtor dhe shikonin punën e tyre. Ata gjithashtu kishin një biznesin e tyre një lokal, ku punonin.
“Ishin njerëz të mirë, në punën e tyre. Njerëz punëtorë. Jemi të habitur nga ngjarja. Na ra si bombë. Kanë pasur një biznesin e tyre një lokal aty punonin. Punonin bashkë burrë e grua. Kishin dy djem”, shprehet një prej fqinjëve.
Gruaja u gjet në banesë pa shenja jete. Ka qenë një nga fëmijët që ka lajmëruar ambulancën dhe qendrën shëndetësore të Orikumit. Pas transportimit të trupit të pajetë të gruas në spital, 52-vjeçari ka qëlluar vetën me pistoletë të cilën dyshohet se e mbante në garazh aty ku edhe i ka dhënë fund jetës.
Flet fqinja e çiftit të bashkëshortëve që u gjetën të vdekur: Na ra si bombë, ishin…

Ngjarja e rëndë që tronditi mesditën e sotme Orikumin, ka lënë të shokuar edhe fqinjët e çiftit Xhebroj, të cilët shprehen se nuk e prisnin një fund të tillë tragjik.
Në një prononcim të cituar nga portali Jugulajm, një prej fqinjëve tregon se çifti njihej si njerëz punëtorë dhe të qetë.
“Ishin njerëz të mirë, në punën e tyre. Njerëz punëtorë. Jemi të habitur nga ngjarja. Na ra si bombë. Kishin biznesin e tyre, një lokal ku punonin bashkë burrë e grua. Kishin dy djem”, shprehet fqinja.
Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, ndërkohë familjarët kanë deklaruar në polici se kohët e fundit dhe ata ishin ndarë prej dy muajsh edhe pse me letra ishin ende bashkë.
Çifti i bashkëshortëve ishin ndarë dhe ribashkuar

Portali lokal Argjiroja raporton se çifti kishte në pronësi një lokal në dalje të Orikumit rruges per fshatin Dukat dhe ishin prindër të dy djemve 15 dhe 18 vjeç.
Sipas familjarëve, ata kishin pasur konflikte të vazhdueshme dhe ishin ndarë rreth dy vite më parë, për t’u ribashkuar më pas, por konfliktet kishin vijuar dhe së fundmi ndodheshin në proces divorci.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






