Transmetuar më 02-01-2026, 17:40

SARANDË- Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën hyrëse të Sarandës, në afërsi të fshatit Metoq. mësohet se dy automjete janë pëeplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka mbetur e plagosur një grua.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen Dhimitra Harizi, dhe një mjet tip “Toyota” me drejtues shtetasin Sokrat Muço.

Nga përplasja e plagosur ka mbetur drejtuesja e mjetit “Volkswagen”, e cila është transportuar menjëherë drejt Urgjencës së Spitalit të Sarandës për ekzaminime mjekësore.

Bëhet me dije se e plagosura ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit