

Nata e ndërrimit të viteve u shndërrua në mort për një familje në Maliq të Korçës, pasi djali i shtëpisë u gjet i vdekur në mënyrë të papritur.
I riu, vetëm 32 vjeç, në rrethana të paqarta dhe për arsye të pashpjegueshme dyshohet se ka vrarë veten duke u varur në katin e tretë të pallatit ku jetonte.
Duke folur sot për këtë ngjarje, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë tha se më datë 31 dhjetor 2025, në lagjen nr.1, tek shkallët e një pallati në katin e tretë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur shtetasi E. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq.
Nga këqyrja e trupit të 32-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






