Transmetuar më 02-01-2026, 10:47

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Savrës, ku janë përplasur dy automjete.

Ngjarja vjen një ditë pas aksidentit të ndodhur në rrethrrotullimin e Plukut. Në të dyja rastet, përplasjet kanë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe lëndime të lehta për drejtuesit e mjeteve dhe bashkudhëtarët e tyre, pa pasoja serioze për jetën.

Në aksidentin e sotëm në Savër janë përfshirë dy automjete të tipit Benz, të cilat kanë pësuar dëmtime materiale.

Sipas Policisë Rrugore, shkak i aksidentit kanë qenë manovrat e gabuara dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve të përfshira.

Policia ka kryer veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa qarkullimi në zonë është normalizuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit