

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Shkodër, në afërsi të fshatit Gocaj. Si pasojë e përplasjes së fortë mes dy automjeteve, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Viktimat janë një çift bashkëshortësh nga Puka, të identifikuar si Elona Florini dhe Petrit Florini, ky i fundit efektiv i Policisë së Shtetit. Ata ndërruan jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja.
Në automjetin tjetër udhëtonin një grua dhe një fëmijë, të cilët mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Për nxjerrjen e trupave nga automjeti i shkatërruar ndërhynë forcat zjarrfikëse, ndërsa në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Ky është aksidenti i dytë me viktima i regjistruar këtë vit, pas ngjarjes tragjike të ndodhur një ditë më parë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, ku humbën jetën tre të rinj dhe një vajzë mbeti në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P. F.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P. F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E. F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.
Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






