

TEPELENA- Bashkia e Tepelenës ka reaguar pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën tre persona. Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën Anxhelo Ruçi, Martin Dulaj dhe Klajdi Myftari.
Përmes një postimi, bashkia iu ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe të afërmëve të tyre. Në postim thuhet se kjo është një ngjarje, e cila ka tronditur thellë gjithë komunitetin e Tepelenës.
Postimi i Bashkisë Tepelenë:
Ngjarja e rëndë e ndodhur në këtë ditë të vitit ka tronditur thellë gjithë komunitetin e Tepelenës. Ky fillim viti na gjen të pikëlluar, jo për një lindje apo gëzim, por për humbjen e parakohshme të tre të rinjve, bij të këtij qyteti të vogël.
Me hidhërim të thellë dhe në emër të Bashkisë Tepelenë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e Martinit, Anxhelos dhe Klajdit, si edhe për të afërmit, shokët e miqtë e tyre.
Zoti ju dhëntë forcë, durim dhe kurajo për të përballuar këtë tragjedi të rëndë. Kujtimi i tyre do të mbetet i paharruar në zemrat e të gjithëve. Ceremonia mortore do të bëhet për: Martin Dulaj në fshatin veliqot ora 11.00, Anxhelo Ruçi në varrezat e qytetit Majkosh ora 11.00, Klajdi Myftari në varrzat e qytetit Majosh ora 12.00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






