Transmetuar më 01-01-2026, 19:15

Korçë, 1 janar 2026 Pika kufitare e Qafë Thanës është hapur pasditen e sotme, pas zhbllokimit të rrugës ku dy ditë më parë u përmbys një autobot me gaz, duke shkaktuar ndërprerjen e qarkullimit në këtë aks të rëndësishëm.

Sipas informacioneve zyrtare, autoboti i përmbysur është hequr nga rruga gjatë pasdites, duke bërë të mundur rikthimin e qarkullimit normal të mjeteve drejt dhe nga pika kufitare. Aksidenti kishte ndodhur më 30 dhjetor dhe, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, operacioni për largimin e mjetit të rëndë u finalizua vetëm sot.

Gjatë dy ditëve që pika kufitare e Qafë Thanës ishte e bllokuar, autoritetet doganore orientuan qarkullimin e automjeteve drejt pikave kufitare alternative të Tushemishtit dhe Goricës, për të shmangur kaosin dhe pritjet e gjata.

Me hapjen e Qafë Thanës, lëvizja e mjeteve është rikthyer në normalitet, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë rrugore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit